Jovanovski: Ka rritje të ksenofobisë në Maqedoni, kjo është shqetësuese
Shkup, 17 shkurt – Në Maqedoni për herë të parë na ndodhi një ksenofobi e rritur dhe gjuhë e urrejtjes ndaj një grupe të hebrenjve, të cilët së pari u vendosën në Kumanovë e më pas në Shkup. Ata ishin të detyruar të vinin në kryeqytet pas reagimeve të shumta dhe sulmeve nga banorët e Kumanovës.
Komiteti i Helsinkut në hulumtimet e saja ka ardhur në përfundon se në vendin tonë ka rritje të ksenofobisë. Për këtë sot ka folur Aleksandar Jovanovski nga Komiteti Helsinkut.
“Ajo që ndodhi në Kumanovë është ksenofobi klasike ndaj një grupe religjioze. Grupa ishte sulmuar edhe fizikisht, e ajo që më së shumti na brengosë është se sulmuesit ishin kryesisht persona të rinj”, thotë Jovanovski, transmeton Zhurnal.
Ai shton se gjithçka filloi nga paraqitja e parë që u publika në televizion e ku u tha se janë ekstremistë. MPB doli me reagim duke thënë se kjo grupë janë me qëndrim të përkohshëm legal në vendin tonë. Komiteti Helsinkut i bën thirrje MPB-së të ketë kujdes sepse diskriminimi në bazë religjiote është e dënueshme me Kushtetutë.
Sipas hulumtimeve shumëvjeçare të Komitetit të Helsinkut, nga viti 2016 me krizën e migrantëve, ka filluar dhe rritja e ksenofobisë. Ksenofobia gjithnjë ritet gradualisht, e kishim dhe rast kur disa qytetarë korean u ofenduan në qendër të Shkupit, duke i akuzuar se e kanë sjellur virusin korona në Maqedoni.
Jovanovski shprehet se ky fenomen po shpërndahet në gjithë botën, jo vetëm tek ne.
“Ndërgjegja në institucione para se gjithash në MPB është rritur por mungon zbatimi i mbrojtjes së caqeve të gjuhës së urrejtjes dhe shkatërrimit ë vet gjuhës së urejtjes”, thotë Jovanovski.
Ato që nxitin gjuhë të urrejtjes kryesisht janë persona të rinjë. Është alarmante që të rinjtë të kenë qëndrime që nuk janë bazuar në dëshmi./Zhurnal.mk

