Jonathan Clauss në radarin e Manchester United

Jonathan Clauss ka ngjallur interesimin e skuadrës së Manchester United.

Lojtari, që aktualisht luan për Lens në Francë, pati paraqitje të mira në këtë sezon, për çka as ofertat për të nuk po mungojnë.

“Djajtë e Kuqë” janë të gatshëm të paguajnë 8 milionë funte që futbollisti të bëhet i tyre.

Tashmë pritet vetëm “drita jeshile” e Lens të cilët e kanë në pronësi francezin.

Vlera aktuale e lojtarit në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, është diku rreth 15 milionë euro.