Joao Cancelos iu deshën vetëm 17 minuta për të bërë një asistim mahnitës për Bayern Munichun

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo nuk humbi kohë për të ndikuar në debutimin e tij në Bayern Munich pasi regjistroi një asistim mahnitës.

Cancelo iu bashkua gjigantëve gjermanë në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të sezonit pasi humbi vendin në formacionin e Pep Guardiolës.

Një ditë pasi përfundoi lëvizjen e tij në skuadrën e Bundesligës, atij iu dha ndeshje e parë si titullar në takimin e Kupës kundër Mainz të mërkurën mbrëma.

Dhe atij iu deshën vetëm 17 minuta për të ndikuar në lojë, ndërsa dha një asistim milimetrik dhe të mahnitshëm për sulmuesin Eric Maxim Choupo-Moting.

Reprezentuesi portugez mori topin në krahun e djathtë dhe krijoi shkëlqyeshëm një hapësirë përpara se të dërgonte krosimin në zonë.

Krosimi i Cancelos ishte shumë i saktë dhe bukur, me Choupo-Moting që prodhoi gjithashtu një gol të bukur për 0-1.

Jamal Musiala (30’) shënoi për 0-2, Leroy Sane (44’) çoi epërsinë në 3-0, ndërsa Alphonso Davies shënoi në minutën e 83-të për rezultatin përfundimtar 4-0.