Jeton Zuka emërohet Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Faik Konica” – Çair

Shkup, 22 prill – Sot, në prani të Nënkryetarit të Këshillit Vendor “Faik Konica”, Jetmir Luta dhe pas konsultimeve me Kryetarin, kryesinë dhe strukturat organizative, kam kënaqësinë të emëroj z. JETON ZUKA si Shef i Shtabit Politik të Këshillit Vendor “Faik Konica”.

Z. Zuka është një profesionist i mirënjohur në fushën e administratës publike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Jetoni ështi i martuar, baba i tre fëmijëve.

Aktualisht, ai shërben si udhëheqës i sektorit për bashkëpunim me donatorët multilateralë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ku më parë ka ushtruar edhe funksionin e këshilltarit për bashkëpunim bilateral.
Ai është:

• Doktorant i shkencave në menaxhment nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”
• Magjistër në menaxhim të burimeve njerëzore dhe ka përfunduar
• studimet bazë në gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Krahas angazhimeve institucionale, z. Zuka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në konferenca shkencore rajonale dhe ndërkombëtare me fokus në zhvillimin ekonomik dhe reformën e administratës publike.

Me përvojë të pasur në koordinimin ndërinstitucional, aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
Jetoni sjell në këtë rol një kombinim unik të ekspertizës akademike dhe praktike.

I rritur në lagjen “Faik Konica”, ai e njeh mirë realitetin dhe nevojat e komunitetit të tij, ndaj jam i bindur se do se do të jetë një urë e besueshme mes qytetarëve dhe strukturave politike.

I uroj z. Zuka suksese të shumta në këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe jam i sigurt se “Faik Konica” do të bëhet një adresë model për pjesëmarrje qytetare, dialog dhe ide zhvillimore për të mirën e gjithë qytetarëve tanë!