Jeta po vështirësohet sepse shpenzimet po shtohen çdo muaj e më shumë!
Shkup, 10 mars – Për një familje prej katër anëtarësh në shkurt të këtij viti kanë qenë të nevojshme 50.909 denarë për të plotësuar shportën sindikale minimale, apo përafërsisht 830 euro. Nga ana tjetër kemi pagë minimale 18.000 denarë, apo afërsisht 300 euro, kjo diskrepancë nga të ardhurat dhe shpenzimet e vështirëson jetesën edhe më shumë. Nëse nuk vazhdon të rritet paga minimale në harmonizim edhe me pagat tjera do të rritet niveli i dëshpërimit edhe më shumë. Kjo pastaj përkthehet me revoltë të pashmangshme nga qytetarët duke vendosur ta braktisin vendin drejt kërkimit të një jete normale e ku jetohet dhe jo mbijetohet. Shoqëria në Maqedoninë e Veriut është e ndarë në dy shtresa, shumë të varfër që janë edhe numri më i madh i qytetarëve dhe në shumë të pasur që janë numër i vogël i qytetarëve, klasa e mesme vështirë të gjendet në këtë mesë e në këtë shoqëri, shkruan Zhurnal.
Për shpenzimet minimale në shkurt nevojiteshin 50.909 denarë, pothuajse dyfishi i rrogës minimale-
Një familje prej katër anëtarësh në muajin janar kishte nevojë për 50.909 denarë për shpenzime minimale mujore, tregojnë llogaritjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste, që e përpunon LSM, pjesa më e madhe ose 19.379 denarë shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë për shpenzime komunale. Për transport minimum nevojiten 3.679, ndërsa për produkte higjienike 3.154 denarë.
Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është rritur për 110 denarë. Kjo tregon që çdo ditë e më shumë shpenzimet po rriten dhe jeta e qytetarëve po vështirësohet.
Nga kjo kuptohet që kemi të bëjmë me një standard jetese ende jo në nivelin e dëshiruar, pasi shpenzimet nuk janë në përputhje me të ardhurat, dhe në këtë formë nga ky proporcion jo i drejtë krijohen pakënaqësi të shumta në funksionim si dhe në përmbushjen e detyrimeve që janë edhe esenciale.
Në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar vendin, inflacion sa shkon e rritet edhe më shumë, pagat minimale janë 18.000 denarë, bie që me këtë pagë nuk mund të jetojnë as dy persona apo një çift, pastaj planifikimi familjar vështirësohet edhe më shumë. Jo rastësisht vendi është në varfëri ekstreme pasi në shumë familje ka vetëm nga një të punësuar që merr pagë minimale që minimizon mundësitë e përmbushjes së detyrimeve familjare dhe qëllimeve.
Krahas, shpenzime të rritura edhe pagat minimale në harmonizim me pagat tjera duhet të rriten në të kundërtën, poqë nuk u rriten pagat do të rritet dëshpërimi i qytetarëve. Posaçërisht të rinjve që nuk do vendosin të vazhdojnë të mbijetojnë në këtë vend me gjithë këto vështirësi, por do të zgjedhin të largohen e ta braktisin vendlindjen në kërkim të një jete normale, madje jo një jetë më të mirë sepse këtu nuk e kanë fare mirë.
Ndryshe, me këtë dinamikë ekonomike numri i qytetarëve të varfër vetëm se do të rritet edhe më shumë, ndërkaq ata që veçmë janë të varfër do ta kenë edhe më të vështirë të përballen me shpenzimet e përditshme që tashmë janë veçse me çmime shumëfish më të larta.
Situatë jo e lehtë për tu përballuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi rritja e çmimeve u bë traditë e zakonshme madje edhe javore që çdo javë pothuajse kishte ndryshim çmimesh, nuk dihej se cilat masa dhe çfarë ndikimi kishin ato masa antikrizë të marra nga Qeveria, sepse në praktikë secili qytetarë është në krizë të thellë. Shpenzimet mujore me të hyrat janë në një diskrepancë shumë të madhe me çka qytetarët edhe po dëshpërohen dhe shpresë po kërkojnë jashtë vendit.
Shpresa e ka humbur rrugën në Maqedoninë e Veriut, madje është absurditet të dëgjohet prej ndokujt që shpreson që gjendja do të ndryshoj në aspekt pozitiv. Të rinjtë nuk shohin të ardhme, të punësuarit të pa kënaqur me pagat, të moshuarit me pensione që as për kontrolle mjekësore nuk janë të mjaftueshme.
Pra, e gjithë kjo katrahurë shkakton krizë edhe më të thellë në Maqedoninë e Veriut, që do të futemi në “krizë qytetarësh”, ku vendi do të zbrazet dhe do të bëhet i pa banueshëm. /Zhurnal.mk

