Jepen shpërblimet shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2022

Shkup, 8 dhjetor – Shpërblimet shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2022 për realizimet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale në vend sot ju dhanë profesorit universitar prof.dr. Afrim Osmani, shkrimtares dhe akademikes Vllada Urosheviq dhe artistit të artit figurativ Ismet Ramiçeviq dhe kardiokirurgut prof.dr. Sashko Jovev.

Në sferën e edukimit dhe arsimit, këtë vit shpërblimi iu dha profesorit universitar dr. Afrim Osmani, shpërblimi për realizime në sferën e kulturës dhe artit iu dha shkrimtares dhe akademikes Vllada Urosheviq dhe artistit të artit figurativ Ismet Ramiçeviq, ndërsa shpërblimi për realizime në sferën e shëndetësisë kardiokirurgut prof.dr. Sashko Jovev.

Shpërblimet fituesve ua dha akademiku Gazanfer Bajram, kryetar i Këshillit për Dhënien e Shpërblimit, i cili potencoi se ky shpërblim përfaqëson gur të paçmuar në kurorën e mirënjohjeve të cilat jepen te ne.

“Fituesit e këtij viti tregojnë se arsimi maqedonas, arti dhe shëndetësia kanë njerëz arritjet e të cilëve mund të shihen edhe në standarde botërore”, tha Bajram.

Në emër të fituesve foli akademikja dhe shkrimtarja Urosheviq, e cila shfaqi shpresë se afrimi, besimi i ndërsjellë dhe shprehja e vullnetit të mirë që të kuptohet tjetri e tregojnë dhe do ta tregojnë arsyetimin e tyre të thellë dhe përshtatshmërinë dhe se do të realizohen përgjatë rezultateve të cilat do t’ju sjellin mirëqenie.

“Secili prej nesh ishte dhe është ende anëtar i dobishëm i shoqërisë sonë dhe secili prej nesh në sferën e tij e dha kontributin në zhvillimin e saj. Është e rëndësishme që përmes aktiviteteve të kryera brenda profesioneve tona kemi dhënë dëshmi të gatishmërisë sonë për të kapërcyer dallimet etnike, fetare dhe politike dhe për ta drejtuar punën apo krijimtarinë tonë drejt qëllimeve të përbashkëta”, theksoi Urosheviq.

Pa dyshim, siç tha, secili prej nesh si qytetar i Maqedonisë së Veriut, gjatë veprimtarisë së tij ka treguar dhe dëshmuar se para tij i ka qëllimet që na bashkojnë, duke i vendosur në plan të dytë dallimet të cilat mund të na ndajnë.

“Nëse çdo qytetar i këtij shteti tonë të përbashkët i përmbush detyrat që i vendosen në mënyrën më të mirë të mundshme, në kuadër të mbrojtjes së profesionit dhe njëkohësisht ka për qëllim të mirën e gjithë bashkësisë sonë shtetërore, dhe jo vetëm disa pjesë të tij, do të sjellë rezultate, jo vetëm për të, si individ, por edhe për kolektivin, të kuptuar në kuptimin më të gjerë”, porositi Urosheviq.