Jennifer Lopez i kthen mbrapsht dhuratën luksoze ish të fejuarit

Alex Rodriguez shkaktoi shumë reagime kur publikoi një fotografi në Instagram teksa pozonte pranë një makine të kuqe Porsche, dhuratë që dikur i kishte bërë ish të fejuarës, Jennifer Lopez.

https://www.instagram.com/p/CSvINAlD5Bb/?utm_source=ig_web_copy_link

Makinën ia kishte dhuruar kur këngëtarja kishte mbushur 50 vjet. Makina “Porsche 911 GTS” që kushtoi rreth 140 mijë dollarë, i ishte dhuruar asaj në festën e ditëlindjes.

Duket se Rodriguez kishte postuar fotografinë me shpresën që Lopez nuk do e shihte, për faktin se ajo e ka fshirë nga Instagram-i.