Jemen: Ekstremistët kanë vrarë 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë
Ekstremistët e Al Kaedës sot kanë vrarë rreth 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë jemenase në një sulm në provincën jugore Abjan, deklaroi zëdhënësi i forcave të Këshillit Kalimtar Jugor, Mohamed al-Nakib.
Siç shtoi ai, pastaj janë vrarë të tetë sulmues. Militantët nga prita kanë përdorë raketahedhës, armë të lehta dhe të mesme dhe automjete ushtarake në pikën e kontrollit në qarkun Ahvar.
Grupi kryesor separatist i Jemenit, Këshilli Kalimtar Jugor, të cilin e mbështesin Emiratet e Bashkuara Arabe, muajin e kaluar e zgjeroi praninë e tij në të gjithë Abjanin në një luftë kundër organizatave terroriste, veçanërisht Al Kaedës.
Al Kaeda në Gadishullin Arabik, me seli në Jemen, ka përdorë konfliktin midis koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe hutët të orientuar ndaj Iranit për të forcuar ndikimin e saj në vend.