Javën e kaluar pati 32,3% më pak të infektuar e të vdekur nga Covid

Shkup, 8 mars – Në periudhën prej 28 shkurtit deri më 6 mars janë regjistruar 2.504 raste të reja pozitive nga Kovid-19, që është për 32,3 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. Përqindja e rasteve pozitive po lëviz nga 9,4 për qind deri në 18,4 për qind, mesatarisht 14,0 për qind.

Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik janë testuar gjithsej 17.416 materiale në laboratorët që zbatojnë testime molekulare për praninë e SARS-CoV-2, me zvogëlim prej 9,4 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.418, 56,6 për qind), ndërsa niveli më i larët javor është regjistruar në Kavadar – 389,4/100.000, Shkup – 312,7/100.000 dhe Demir Kapi – 208,6/100.000.

Në krahasim me javën e kaluar, vërehet zvogëlim në numrin e të infektuarve tek të gjitha grupet e mëshuara, ndërsa më e theksuar prej 46,9 për qind është tek personat e moshës 0-9 vjet.

Ndërsa janë lajmëruar 44 raste të vdekjes në 17 qytete gjatë javës së shkuar, për 35,4 për qind në krahasim me shtatë ditë më parë. Pjesa më e madhe e tyre është nga Shkupi (17). Në krahasim me moshën, numri më i madh i të vdekurve janë të moshës mbi 60 vjet.

Përfshirë datën 05.03.2022 të vaksinuar janë plotësisht 871.082 persona të paktën me një dozë të vaksinës kundër Kovid-19. Plotësisht të vaksinuar me dy doza janë 850.803 persona, ndërsa me tre doza janë të vaksinuar 144.391 persona