Javën e kaluar 3 raste të murtajës afrikane në Kumanovë
Kumanovë, 10 tetor – Javën e kaluar janë regjistruar tre raste të reja të murtajës afrikane të derrave në rajonin më të gjerë të Kumanovës, kumtuan sot nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.
Sipas të dhënave të Agjencisë, raste të reja të sëmundjes te derrat ka në fshatin Arbanashko të komunë Nagoriçane të Vjetër dhe në Kumanovë në fshatin Lubodrag dhe vendbanimin Karposh.
“Analizat në Umin Dol, Novo Sellë dhe Lubodrag treguan se virusi qarkullon në Kumanovë. Ndalimi për therjen e kafshëve është ende në fuqi”, thonë nga AUV.
Situata me sëmundjen në fshatin e Kumanovës Dolno Kojnare është nën kontroll. Aty u zbatua masa e shpopullimit për derrat në fermën ku u konfirmua sëmundja. Derrat e vrarë u hoqën në mënyrë të padëmshme dhe u krye dezinfektimi. Në territorin e vendit nga data 27 korrik deri më 5 tetor, këtë vit janë asgjësuar 3346 derra.