Jasir Asani: Për Kombëtaren duhet ta japim jetën

Ishte befasia e radhës nga Kombëtarja Shqiptare, por Jasir Asani kishte 7 vjet që priste të realizonte ëndrrën e tij që nga fëmijëria – të bëhet pjesë e Kombëtares Shqiptare.
Për këtë dashuri të madhe, ai kishte refuzuar edhe Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe ka lindur dhe rritur.
Megjithatë, erdhi triumfi dhe Asani tashmë po jeton ëndrrën e tij.
Ai së fundmi është shpallur edhe “Nderi i kombit” në futboll nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Për këtë ai foli në emisionin e pasdites në TV21 – “Pastel”.
“Është një emocion shumë i veçantë, sepse do të mbahet mend gjithmonë. Ishte një mbrëmje shumë e mirë. Unë jam më i lumtur kur i shoh tifozët e lumtur për atë çfarë kemi arritur me Kombëtaren. Kjo më bën që të jem më emocional, të jem më i mirë në fushë dhe të jap akoma më shumë për kombin”, tha Asani.
Shtoi se “për kombëtaren duhet ta japim jetën”.