Jasir Asani i papërmbajtshëm – shkëlqen me tre gola dhe një asistim në fitoren e thellë të Gwangju
Sulmuesi shqiptar Jasir Asani ka shkëlqyer në fitoren e thellë që ekipi i tij Gwangju e arriti me rezultat 7-3 ndaj Yokohamas në kuadër të AFC Champions League.
29-vjeçari shënoi golin e parë të ekipit të tij, duke realizuar fillimisht në minutën e dytë për rezultatin 1-0.
Kujtojmë se Asani numëron rreth shtatë paraqitje këtë sezon në elitën e futbollit korean ku ka arritur të shënojë dy gola.
Ai ishte i ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, aty ku shënoi golin e fitores ndaj ukrainasve.