Jashtëtokësori Haaland, ende pa filluar mirë sezoni shënoi 5 gola e 3 asiste

Ku më herët e ku më vonë, kampionatet futbollistike tanimë kanë filluar. Në Gjermani këtë javë u luajtën dhe do të luhen ndeshjet e gjiros së dytë.
Ashtu si vitin e kaluar, lojtari që spikatë më tepër në kampionatin gjerman, është sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Ai në 61 ndeshje me Dortmundin, ka shënuar 62 gola dhe 18 asiste, informon Zhurnal.
Në 2 ndeshjet e para këtë sezon, ka shënuar 5 gola dhe 3 asiste, statistika mbreslënëse për një lojtar që premton shumë.
Ai debutimin për Dortmund e bëri para 575 ditëve ndërsa është vetëm 21 vjeç.//Zhurnal.mk