Japonia kërkon nga Rusia të mos realizojë stërvitje
Japonia kërkon nga Rusia të mos realizojë stërvitje në zonën përreth ishujve veriorë, të kontestueshëm midis dy vendeve, ku Moska planifikon të mbajë stërvitje ushtarake, njoftoi sot zëdhënësi i Qeverisë japoneze.
Japonia i quan Ishujt Kuril jugorë Territore veriore dhe konsideron se disa ishuj i tpërkasin asaj.
Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje territoriale, e cila daton që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur trupat sovjetike i pushtuan ishujt nga Japonia.
“Kemi ankesa të fuqishme, e ato janë se territoret Veriore duhet të përjashtohen nga stërvitjet”, tha zëvendës shefi i kabinetit të Qeverisë japoneze, Joshihiko Isozaki.