Japonia jep donacion 79.286 euro për Klinikën Universitare Radioterapi dhe Onkologji

Shkup, 4 shkurt – Ambasadori japonez në vend Sevda Hironori sot nënshkroi marrëveshje me drejtorin e Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Nikolla Vesev me rastin e grantit japonez në vlerë prej 79.286 euro për Klinikën universitare, që është dedikuar për rindërtimin e repartit për brahiterapi dhe radioterapi.

Granti ndahet në korniza të programit japonez GGP.

“Me këtë grantë, Japonia do të rindërtoj repartin për brahiterapi dhe radiologji dhe onkologji duke siguruar mjedis më të sigurtë, më të pastër dhe më human për pacientët që luftojnë me këtë sëmundje të rëndë dhe të rrezikshme për jetë. Sot është Dita Botërore për luftë kundër kancerit dhe Sot është dita e parë e pranverës sipas kalendarit tradicional hënor në Japoni, që përdoret në Lindje që nga kohërat e lashta. Rishun shënon fillimin e pranverës, Rika fillimin e verës, Rishu fillimin e vjeshtës dhe Rito fillimin e dimrit. Datat e Rishun, Rika, Rishu dhe Rito ndryshojnë nga viti në vit. Populli japonez është popull i lumtur dhe krenar që i ndihmon popullit maqedonas së paku të zvogëloj zbrazëtirën në kujdes të këtij grantit”, theksoi Hironori.

Ai tregoi se në lidhje me Nismën për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, Japonia është fuqishëm e përkushtuar të mbështet zhvillimin ekonomik dhe social të Maqedonisë së Veriut, që është e rëndësishme për integrim të plotë në BE.

“GGP është një nga shtyllat e strategjisë sonë për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut. Nga viti 1996, Japonia me gjithsej 7,8 milion euro ka mbështetur 158 GGP projekte në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në dhjetor vitin e kaluar tashmë janë nënshkruar pesë projekte, këtë vit do të nënshkruaj pesë grante në shkurt dhe shpresoj edhe disa në mars, në vlerë prej mbi 800 mijë euro për 13 projekte”, nënvizoi ambasadori.

Vasev dërgoi falënderim të madh për donacionin, duke theksuar se me këtë sigurojnë kushte më të mira dhe më humane për pacientët që vuajnë nga kanceri.