Janevska: Me ligjin e ri do të përforcohen kriteret për avancimin në titujt arsimore-shkencore në universitete
Shkup, 17 shtator – Kushtet për avancim në titujt arsimore – shkencore në Universitetet e Maqedonisë do të përforcohen me Ligjin e ri për arsim të lartë i cili është në fazën e përpunimit, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në emisionin Analiza në TV 24.
Ajo theksoi se nga kuadri arsimor përsëri do të kërkohet të publikohet punime në revista me impakt-faktorë, dhe ajo ndërkaq, tha Janevska, është një nga kriteret të cilat vlerësohen në renditjen e universiteteve në Listën e Shangait.
“Pas revolucionit shumëngjyrësh Qeveria ndryshoi, u miratua ligji i cili uli në mënyrë drastike kriteret e avancimit në titujt arsimore-shkencore dhe menjëherë u ndje ulja e intensitetit të punës shkencore-hulumtuese. U ul numri i punimeve që u botuan në revista me impakt- faktorë dhe mes tjerash, kjo kontribuoi në rënien e UKIM-it dhe universiteteve të tjera në renditjen e Listës së Shangait”, tha Janevska, duke theksuar se është komunikim të shpeshtë dhe ka mbështetjen e udhëheqësisë së universiteteve që të forcohen kriteret për avancim në tituj.
Ajo informoi se mjetet për arsmim dhe shkencë gradualisht do të rriten, ndërsa kjo do të thotë edhe mbështetje më e madhe për organizimin dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore ndërkombëtare, për zhvillimin e projekteve shkencore e tjera.
Ministrja u bëri thirrje universiteteve të jenë proaktive në gjetjen e institucioneve arsimore partnere për përpunimin e projekteve dhe shfrytëzimin e përfitimeve të cilat i ofron rrjeti i universiteteve evropiane.