Janë zgjedhur kryetari, anëtari dhe zëvendësit e Komisionit për Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Shkup, 16 mars – Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 66 -të e zgjodhi Marija Georgiesvskën deputete të LSDM-së dhe Koalicionit për kryetare të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Për anëtar të Komisionit ishte zgjedhur deputeti Darko Kaevski nga LSDM, ndërsa zëvendës anëtar Hysni Ismaili nga Alternativa. Për zëvendës anëtar të këtij Komisioni ishte zgjedhur Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Në shpjegimin e Vendimit qëndron se sipas pjesëmarrjes momentale të përqindjes së partive politike në numrin e përgjithshëm të deputetëve LSDM dhe Koalicioni kanë 36,67 për qind, BDI 12,5, Aleanca për Shqiptarët 6,67, Alternativa 3,33, E majta dhe Lëvizja Besa 1,67, ndërsa PDSH 0,833 për qind.

“Në bazë të numrit të deputetëve në përbërjen e këtij Komisioni LSDM dhe Koalicioni merr pjesë me pesë deputetë, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni me pesë, BDI me dy, dhe Aleanca për Shqiptarët me një deputet, me çka, siç theksohet është përmbushur përbërja e Komisionit”, thuhet në shpjegimin e Vendimit të miratuar.

Georgievska ishte zgjedhur në vendin e deputetit Kostadin Kostadinov i cili ishte kryetar i Komisionit dhe të cilit iu ndërprit mandati i deputetit për shkak të zgjedhjes në funksion tjetër të kryetarit të komunës, që ishte konstatuar në mbledhjen e Kuvendit më 5 nëntor të vitit 2021.

Nga funksioni anëtar i këtij Komisioni paraprakisht në mbledhjen e mbajtur më 3 mars të këtij viti ishte shkarkuar deputeti Fadil Zendeli, për çka shumica në vendin e tij e propozoi, ndërsa Kuvendi e zgjodhi deputetin Darko Kaevski nga LSDM dhe Koalicioni. Kaevski paraprakisht ishte zëvendës anëtar i Komisionit, vend të cilin tani e plotëson deputeti Hysni Ismaili nga Alternativa me propozim të LSDM-së dhe Koalicionit.

Për shkak të përfaqësimit adekuat me Vendimin Aleancës për Shqiptarët i është ndarë vendi i zëvendës anëtarit të Komisionit, vend për të cilin Kuvendi sipas vendimit të miratuar e zgjodhi Elmi Azirin nga Aleanca.

Para votimit të Vendimit për fjalë u paraqit koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili theksoi se kjo parti dhe Koalicioni nuk do ta mbështesin sepse, siç tha, me të shkelet Rregullorja.

Këtë vendim, siç tha, shumica në Kuvend e merr në bazë të fuqisë së numrave, e jo në bazë të fuqisë së drejtësisë dhe Rregullores. Ne, theksoi Micevski, “nuk do të votojmë për të, sepse duam t’ua legalizojmë ndërtimet pa leje të cilat doni t’i vendosni”.

Për pikat e tjera të kësaj mbledhje, duke pasur parasysh atë që nuk kanë kaluar në organet amë të punës, do të debatohet në vazhdimin e kësaj mbledhje. Për pasdite janë caktuar mbledhje të disa organeve të punës, të cilat duhet të debatojnë për këto pika. Siç njoftoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas përfundimit të mbledhjeve të komisioneve, Kuvendi do të vazhdojë me punë për pikat e mbledhjes së 66-të.

Kjo mbledhje plenare fillo dje, por, për shkak të mospasjes së kuorumit rendi i ditës nuk ishte miratuar dhe ajo do të vazhdojë sot.

Pas ndërprerjes së kësaj mbledhje, Kuvendi vazhdoi me punë nëpër mbledhje të tjera kuvendore, me çka miratoi shumë zgjidhje ligjore.