Janë rritur çmimet e prodhuesve të prodhimeve industriale

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, në janar të këtij viti, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, në përgjithësi, janë më të larta në nivel mujor për 0.1%, ndërsa për 11.5% në nivel vjetor.

Në janar 2023, në krahasim me dhjetorin 2022, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, në përgjithësi, janëmë të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 1.5%, në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 8.3%, ndërsa janë më të larta në sektorin Industria përpunuese për 1.0%.

Në janar 2023, në krahasim me janarin 2022, çmiemt shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, në përjgithësi, janë më të larta në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 4.4%, në sektorin Industria përpunuese për 11.9%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 14.1%.