Janë paguar 455.166.587 denarë subvencione për kultura bujqësore
Shkup, 25 mars – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot pagoi 455.166.587 denarë në llogaritë e 24.753 shfrytëzuesve.
Siç thotë drejtori i Agjencisë, Nikica Baçovski, bëhet fjalë për pagesë të masës për pagesa të drejtpërdrejta për sipërfaqe të punuar me kultura bujqësore, përveç duhanit.
“Janë paguar të gjithë shfrytëzuesit të cilët i kanë përmbushur kushtet dhe kanë përfituar të drejtën për shfrytëzim të mbështetjes financiare nga Masa 1.1 e cila i mbështetë kulturat në vijim: grurë, elb, misër, thekër, tërshërë, oriz, hikërr, mel, lir, thjerrëz, kikirikë, sojë, lulediell, rrepë, afion pambuk …” informoi Baçovski.
Pagesat e drejtpërdrejta për sipërfaqe të punuara me kultura bujqësore vjen në vrullin e mbjelljeve pranverore, përkatësisht në periudhën kur janë më të nevojshme për bujqit.
“Agjencia për mbështetje financiare vazhdon me aktivitetet e veta për sigurim të mbështetjes financiare për bujqit me pagesë joselektive të subvencioneve e cila po zhvillohet me dinamikën e përpunimit të aplikacioneve të arritura”, theksoi drejtori.

