Janakieski nuk paraqitet në seancë gjyqësore, është i infektuar me Covid

Shkup, 2 shkurt – Ish ministri Mile Janakieski sot nuk u paraqit në gjykimin për rastin “TN”, më saktë për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fiat Canoski, transmeton Zhurnal.

Avokatët e tij kanë dorëzuar një test pozitiv ndaj Covid, të bërë në spitalin privat “Sistina”.

Nëse deri në fund të muajit nuk mbahet seancë për këtë rast, do të kalojnë 90 ditë nga seanca në seancë, me çka rasti mund të fillojë nga fillimi.

Në këtë rast të akuzuar janë disa persona mes të cilëve ish kryetari i komunës së GaziBabës Toni Trajkovski si dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Para një jave Janakieski me shoqërim të policisë dhe i operuar në këmbë u soll në gjykim për rastin “Toplik”.//Zhurnal.mk