Jana Kramer dhe Allan Russell janë fejuar pas vetëm gjashtë muajsh lidhje

Ylli i “One Tree Hill”, Jana Kramer, njoftoi se ajo dhe Allan Russell, 42 vjeç, janë fejuar në ‘podcast’-in e saj “Whine Down” të enjten.

“Pra, unë dhe Allan jemi takuar për … gjashtë muaj e gjysmë”, u tha ajo dëgjuesve.

“Dhe ai më kërkoi të martohesha me të”.

Foto: Instagram

Kramer vazhdoi të detajojë propozimin e ëmbël, i cili u bë në shtëpinë e saj të re së bashku me vajzën e saj, Jolie, shtatëvjeçe dhe djalin Jace, katërvjeçar, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Mike Caussin.

“Ishte një natë vërtet e bukur, unë dhe fëmijët ishim ulur në shkallët e verandës së përparme dhe shikonim pamjen”, shpjegoi ajo.

“Ai tha emrin tim dhe unë u ngrita dhe më pas ai u ul në një gjunjë”, vazhdoi artistja amerikane.

Foto: Instagram

Edhe pse Kramer nuk mban mend saktësisht se çfarë tha Russell, këngëtarja thotë se të dy shpërthyen në lot.

Lajmin emocionues e ndau edhe Kramer në Instagramin e saj duke postuar një sërë fotosh nga fejesa.

Dyshja bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në “iHeartRadio Music Awards” në mars.

Kjo është hera e katërt që Kramer martohet.

Ajo u martua me Michael Gambino në vitin 2004 përpara se të vendosej me Jonathon Schaech në vitin 2010.

Më pas ajo u martua me Caussin në vitin 2015, por paraqiti kërkesë për divorc gjashtë vjet më vonë për shkak të tradhtisë së ish-yllit të NFL.