Jakimovski: Shumicës i duhen vetëm edhe dy deputetë për ndryshimet kushtetuese
Shkup, 13 tetor – Kryetari i komunës Karposh, Stevçe Jakimovski, pohon se pushtetit aktual i nevojiten vetëm edhe dy deputetë për hapjen e Kushtetutës dhe futjen e bullgarëve në preambulë, që është parakusht Maqedonia e Veriut t’i vazhdojë negociatat me BE-në, informon Zhurnal.
“Informatat e mia flasin se edhe dy deputetë i nevojiten shumicës për ndryhime kushtetuese. Kështu flasin informatat e mia. Shpesh janë të sakta. Ato dy deputetë mund të jenë heronj. Çfarë do të bëja unë? Do të thoja do të votoj, dhe kur të vijë momenti për të votuar, nuk do të votoja”, tha Jakimovski.
Për të kaluar ndryhimet kushtetuese, nevojiten 2/3 e votave në Kuvend, respektivisht, 81 deputetë./Zhurnal.mk