Izraeli për herë të parë e akuzoi Rusinë për krime lufte

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Jair Lapidi e dënoi ashpër Rusinë për, siç tha, “krime lufte” në Ukrainë.

“Fotot  dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile pa mbrojtje. I dënoj ashpër këto krime lufte”, theksoi Lapidi.

Paraprakisht sot kryeministri izraelit Naftali Beneti i dënoi vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Buça, por nuk i akuzoi forcat ruse për këtë krime.

Tani, ministri i tij e bëri këtë dhe kjo është për herë të parë që Izraeli ta akuzojë Rusinë për krime lufte.