Italia shënon temperatura rekord

Sicilia mund të ketë regjistruar temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë – 48.8C.

Autoritetet vendase njoftuan të dhënat të cilat duhet të verifikohen nga Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO), pranë Sirakuzës të Mërkurën.
Sipas kësaj organizate rekordi aktual zyrtar në Evropë është 48C, i regjistruar në Athinë, Greqi, në 1977.

Vala e fundit e nxehtësisë në Itali po shkaktohet nga një anticiklon – i quajtur Lucifer – që lëviz që nga Afrika.
Anticiklonet janë zona me presion të lartë atmosferik ku ajri fundoset.

Lucifer parashikohet të shkojë në veri të Italisë, duke rritur më tej temperaturat në qytetet përfshirë kryeqytetin, Romën.
Ndërkohë autoritetet në Itali kanë dhnë alarmin “e kuq” për nxehtësi ekstreme në disa rajone dhe numri i qyteteve që do përballen me rrezikun pritet të rritet nga 8 në 15 të Premten.

Vala e nxehtësisë mesdhetare, e cila ka përfshirë disa vende ka bërë që të regjistrohen temperaturat më të larta në dekada, dhe ka çuar në përhapjen e zjarreve në të gjithë Italinë jugore, ku Sicilia, Kalabria dhe Pulia, janë rajonet më të goditura.

Zjarrfikësit italianë të mërkurën thanë se ata ishin përfshirë në më shumë se 300 operacione në Sicili dhe Kalabri gjatë një periudhe 12-orëshe, duke luftuar gjatë gjithë natës për të kontrolluar flakët që dogjën mijëra hektarë tokë.

Ndërkohë Tre persona kanë humbur jetën nga zjarret – dy në Kalabri dhe një në Sicili sipas mediave italiane.