Italia me Bastonin dhe Açerbin në mbrojtje përballë Maqedonisë

Mediat italiane raportojnë se Italia do të jetë me dyshën Bastoni-Açerbi, në vijën e fundit të mbrojtjes përball Maqedonisë, në sfidën e balotazhit për Botërorin “Katar 2022”, i cili do të zhvillohet më 24 mars në Palermo. Mediat italiane raportojnë se Mançini planifikon që të pushojë dyshen e Juventusit, Kielini – Bonuçi, që të jetë gati për sfidën e ardhshme.

Ndërkohë në vend të të lënduarit Xhovani Di Lorenzo, pritet që të luajë Matia De Shiljo, ndërsa mesfusha, në mungesë të Leonaro Spinacolës, do të drejtohet nga Barela, Zhorzhinjo dhe Verrati. Mediat italiane janë të sigurtë se gjithçka do të varet nga mesfushori i Interit, Nikolo Barela.