Italia e Argjentina, do të përplasen për trofeun “Finalisimo”

Sonte do të zhvillohet përballje e tretë në mes fituesit të Kampionatit Evropian dhe fituesit të Kopa Amerika. Me këtë rast do të takohen Italia dhe Argjentina, në një takim spektakolar në stadiumin “Uembli”.

Hera e fundit për Italinë në këtë stadium, ishte në finalja e Kampionatit Evropian, ku mposhtën Anglinë dhe për t’u shpallur kombëtarja më e mirë në Evropë.

Ndërsa nga ana tjetër, Argjentina është në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka që në 3 korrik të vitit 2019, nuk ka pësuar një humbje. Ekipi i Argjentinës ka 31 ndeshje pa pësuar një humbje.