ISHMJ do të prezantojë të dhëna për mbikëqyrjet në vitin 2021 dhe dënimet e shqiptuara

Shkup, 4 gusht – Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor (ISHMJ), Ana Petrovska sot do të mbajë konferencë për shtyp lidhur me raportin gjashtëmujor për punën e Inspektoratit.
Sipas paralajmërimeve nga ISHMJ, Petrovska do të prezantojë të dhëna për vëllimin e rritur të mbikëqyrjeve në vitin 2021 në krahasim me vitin e kaluar si dhe për dënimet e shqiptuara.
Konferenca për shtyp do të mbahet në katin përdhesë të Entit shtetëror për revision (pallati Emanuel Çuçkov) me fillim në orën 10:00.