Ish-polici Tomas lejn e pranoi fajin në rastin e vrasjes së Xhorxh Fllojdit
Ish-polici nga Mineapolisi, Tomas Lejn sot u deklarua fajtor për ndihmë dhe nxitje të vrasjes nga pakujdesia në vrasjen e Xhorxh Fllojdit në vitin 2020, kumtoi Mineapolis Star tribjun.
Lejn u deklarua fajtor para gjykatësit të qarkut Henepin, Piter Kejhil. Ai e pranoi dënimin prej tre viteve burg në këmbim që prokurorët t’i hedhin poshtë akuzat për ndihmë dhe nxitje të vrasjes në shkallën e dytë, kumtoi gazeta.
Gjykimi i ish-policëve Tu Tao dhe Xh. Aleksander Kueng duhet të fillojë në qershor nën aktakuzën për ndihmë dhe nxitje të vrasjes nga shkalla e dytë dhe vrasje nga pakujdesia.
Që të tre u dënuan në shkurt pas aktakuzave federale se Fllojdit iu shkurtuan të drejtat e tij qytetare sepse nuk e ndihmuan atë në kohëzgjatje prej mbi nëntë minutave, derisa kolegu i tyre Derek Shovin e shtypte me gjurin në qafë.
Vrasja e Fllojdit shkaktoi protesta kundër brutalitetit policor dhe racizmit në mbarë botën. Shovin vitin e kaluar u dënua me 22 vite e gjysmë burg.
Shovin u deklarua fajtor para gjykatës federale për akuzën për shkelje të të drejtave qytetare të Fllojdit.

