Ish-këshilltari financiar parashikon të ardhme të errët për Manchester Cityn

Manchester City raportohet se do të bjerë nga Liga Premier, nëse akuzat në lidhje me thyerjen e rregullave financiare vërtetohen, sipas një ish-këshilltari financiar të klubit.

Kampionët e Ligës Premier u akuzuan të hënën për thyerjen e rregullave financiare të ligës më shumë se 100 herë në lidhje me sponsorët dhe kontratat gjatë nëntë sezoneve.

City mund të përballet me një zbritje pikësh apo edhe përjashtim nga liga pas akuzave dhe një ish-këshilltar i klubit tani ka deklaruar se nëse ato vërtetohen, skuadra e Pep Guardiolës do të bjerë në Championship.

Stefan Borson shkroi në Twitter: “Alarmist ose jo, shkalla e madhe e akuzave për Ligës Premier është në një nivel që nëse rezulton i vërtetë, duhet të çojë në rënie”.

Nick Harris i Sportsmail u përgjigj: “Stefan është një ish-këshilltar financiar i Man City, një tifoz i Man City, një ish-bankier, një avokat aktual, drejtor dhe këshilltar i përgjithshëm në një PLC që merret me pretendimet për çështje historike të kontabilitetit. Gjithashtu edhe për çështjet e FFP (Fair Play Financiar). Pra, kjo është një pamje interesante”.

Akuzat kundër Cityt kanë të bëjnë me informacionin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e shpërblimit të trajnerit dhe lojtarëve, rregulloret e UEFA-s, përfitimin dhe qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin me hetimet e Ligës Premier.

Një deklaratë nga liga bëri të ditur se shkeljet e supozuara janë kryer nga shtatori 2009 deri në sezonin 2017-18 dhe tani do t’i referohen një komisioni të pavarur.