Iseni: Muajt e parë të vitit 2022 kompanitë vendore funksionojnë me humbje
Shkup, 24 mars – Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të RMV-së, Drilon Iseni, në “Magazina Ekonomike” ka folur në lidhje me situatën ekonomike në kompanitë vendore, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se bizneset në dy muajt e parë të 2022-së, janë duke funksionuar me humbje, derisa ka theksuar edhe përqindjen e shpenzimeve që këto kompani kanë.
“Situata është e ngjashme edhe me kompanitë vendore. Bizneset që ne përfaqësojmë janë duke u përballur me një krizë financiare dhe ekonomike që nga koha e pandemisë ndërsa tash edhe me konfliktin në Ukrainë kjo krizë është duke u thelluar. Kompanitë janë duke bërë kalkulime ditore mbi harxhimet eventuale që i kanë dhe si pasojë e krizës. Ne kemi bërë një analizë dhe sipas saj muajt e parë të vitit 2022 kompanitë funksionojnë me humbje. Kemi rritje të shpenzimeve nga të përditshme nga 13-16% ndërsa rritje edhe të shpenzimeve operative nga 3-4%”, tha Iseni.

