Irani kërkon anëtarësim në BRIKS

Irani ka aplikuar për anëtarësim në grupin BRIKS, lajmërojnë mediat iraniane.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit Said Hatibzadeh shfaqi shpresë se anëtarësimi i Iranit në BRIKS do të sjellë “përfitime shtesë” për të gjitha palët.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova njoftoi se edhe Argjentina kishte aplikuar për anëtarësim në BRIKS.

Megjithatë, autoritetet argjentinase ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar kandidaturën.

BRIKS është aleancë ekonomike, anëtarë të së cilës janë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.