Inzaghi: Fitorja ndaj Barcelonës është vetëm fillimi për Inter

Simone Inzaghi është mbushur optimizëm pas fitores së Inter ndaj Barcelonës.

Një fitore shumë e diskutuar, megjithatë me vlerë të jashtëzakonshme për Inter erdhi mbrëmë në ‘Mezza’, kur ‘Zikaltërit’ fituan 1:0 ndaj Barcelonës.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë edhe Simone Inzaghi, i cili tha se ky është vetëm fillimi për Interin.

“Luajtëm me agresivitet, përkushtim, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t’i mposhtur ata”, ka thënë Inzaghi.

“Isha shumë, shumë i zhgënjyer prej humbjes nga Roma, por jo prej performancës. Mbrëmje sikur kjo do të na bëjnë mirë, duhet të rikuperohemi tani për t’u kthyer në Serie A. Por ky mund të jetë starti, ne duhet të tregojmë vazhdimësi”, shtoi italiani.

Inter ka marrë pozitën e dytë në tabelë tashmë në grupin C, kurse Barca duhet të synojë rikuperimin me ndeshjen në ‘Camp Nou’.