Investimet në pushtetin lokal përpjekje për decentralizim të plotë!

Shkup, 18 prill – Komunat si pjesë integrale e pushtetit lokal luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mirëqënien e qytetarëve. Kjo për faktin se qytetarët janë në kontakt të përditshëm të drejtpërdrejt me gjitha zhvillimet e mundshme brenda një zone të caktuar. Maqedonia e Veriut dikur kryesonte në lista duke u radhitur si vendi më i centralizuar në Evropë. Por, me kalimin e viteve kjo situatë filloi të përmirësohej në drejtim të decentralizimit, shkruan Zhurnal.
229 milionë denarë për projekte mjedisore, komunat do të marrin rolin udhëheqës!
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, bëri të ditur se të ketë 229 milionë denarë për projekte mjedisore, komunat do të marrin rolin udhëheqës.
“Komunat janë partnerët tanë më të rëndësishëm në terren, ato e njohin më së miri realitetin dhe sfidat mjedisore lokale. Prandaj, këtë vit po ofrojmë mbështetje financiare prej 229 milionë denarë për projekte konkrete për nivel lokal, që përfshijnë nga ujësjellësi dhe kanalizimi, deri te menaxhimi i mbeturinave dhe edukimi i qytetarëve. Sot pata një takim pune shumë produktiv me kryesinë e BNJVL-së, ku prezantova Konkursin për financimin e projekteve mjedisore për vitin 2025. I inkurajoj të gjitha komunat që të aplikojnë dhe të bëhen forca shtytëse e ndryshimeve pozitive në mjedisin e komuniteteve të tyre. Është koha për veprim!”, ka bërë të ditur Mexhiti
Decentralizimi fiskal duhet të ndodhë sa më parë. Problem tjetër shqetësues për sa i përket qeverisjes lokale është edhe centralizimi i tepruar që ndikon pastaj në mënyrë negative dhe selektive në komunat me të cilat qeverisin përfaqësues të partive politike opozitare. Pasi praktika që pushteti të bllokojë projekte të shumta në komunat në të cilat udhëheq opozita është shtytje dhe nevojë e patjetërsueshme për decentralizimin.
Kjo për arsye që komunat të kenë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi në përmbushjen e obligimeve të tyre, dhe që të kenë një buxhet të mjaftueshëm që të kryejnë projektet e hartuara. Buxheti planifikuar për vite me radhë ka qenë shkak se komunat të jenë të pakënaqur, pasi 60% e buxhetit sipas tyre shkon vetëm për paga të të punësuarve. Prandaj, shtimi i investimeve në komuna si në mjedis e fusha të tjera është përpjekje shumë e qartë që çon drejt decentralizimit të plotë të pushtetit lokal.
Mjedisi sikurse shëndetësia e arsimi ka po të njëjtën rëndësi-
Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.
Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndqonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.
E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonin rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. Për mesa ngjanë aktualisht me Mjedisin po udhëheq personi i duhur ministri aktual i cili për një kohë të shkurt dhjetë mujore ka bërë një të punëve që kanë rikthyer fokusin në këtë sektor. /Zhurnal.mk