Investimet kapitale me ribalansin prej 32,2 miliardë denarë, janë ulur për gjashtë miliardë denarë

Shkup, 21 maj – Me ribalansin e Buxhetit, shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 32,2 miliardë denarë, për rreth 6 miliardë denarë më pak në krahasim me planin për vitin 2022.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot duke e elaboruar ribalansin theksoi se investimet kapitale për këtë vit mbesin në nivel rekord dhe me këtë shumë, gjegjësisht ajo është për 8,8 miliardë denarë ose 37.8 për qind më lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe për 16.1 miliardë denarë, gjegjësisht dy herë më shumë në krahasim me vitin 2020. Mekanizmi KAPEF, siç tha, funksionon, ndiqet nga afër realizimi dhe atje ku ka dinamikë më të dobët të realizimit hiqen mjetet.

“Investime të rëndësishme me mjete buxhetore janë planifikuar në sferën e infrastrukturës rrugore, në Korridorin 8; zgjerim të autostradës Tetovë-Gostivar, ndërtim të autostradës së re Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, ndërtim të pjesës Gostivar-Bukojçan, të pjesës Rankovc-Kriva Pallanjë dhe Kriva Pallankë deri një kufirin me Bullgarinë, si dhe pjesën perëndimore të Korridorit 8 përmes ndërtimit të pjesës së autostradës Kërçovë-Bukojçan dhe pjesës Kërçovë-Ohër”, informon ministri,

Në Korridorin 10 është planifikuar pjesa Prilep-Manastir. Në mënyrë shtesë NPRRSH do të përgatisë studim fizibiliti për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizeren. Gjithashtu, me mjete kreditore është paraparë ndërtimi i pjesës së autostradës Shkup-Bllacë (kufiri me Kosovën), përmirësim të infrastrukturës rrugore të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Projektit për lidhjen e rrugëve lokale.

“Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore, është planifikuar financimi i tre fazave nga ndërtimi dhe rehabilitimi i pjesës lindore nga linja hekurudhore – Korridori 8, si dhe Projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Kërçovë-kufiri me Shqipërinë. Njëherit, është planifikuar ndërtimi i vendkalimit kufitar hekurudhor me përmbajtje shoqëruese “Tabanoc” midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë i cili do të financohet me hua dhe grant mjete nga WBIF (Kornizë investuese për Ballkanin Perëndimor)”, tha Besimi.

Në fushën e gasifikimit, është paraparë ndërtim i pjesëve të gazsjellësve magjistralë Shkup-Tetovë-Gostivar-Kërçovë dhe pjesës Shën Nikollë-Veles, si dhe të gazsjellësve interkonektues me Kosovën, me Serbinë dhe me Greqinë.

Është paraparë ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme, ndërtim të sallave për arsim fizik në shkollat e mesme, rikonstruim të konvikteve, ndërsa në pjesën e infrastrukturës komunale financohen dy projekte të mëdha kapitale. Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik. Janë planifikuar edhe shumë projekte kapitale nga infrastruktura komunale.

Projekt kapital në mjedisin jetësor është ndërtimi i Stacionit të pastrimit për ujërat e zeza Shkup, si dhe stacionet për mbeturina të ngurta në rajonin e Pollogut, rajonin Jugperëndimor, të Vardarit, të Pellagonisë, Juglindor dhe rajonin e Shkupit.