Interi synon gjatë verë një revolucion në skuadër

Interi po kërkon të mbledhë fonde gjatë verës duke shitur një numër të lojtarëve të tyre të rinj, nga Sebastiano Esposito te Andrea Pinamonti.

Nerazzurrët e dinë se do të kenë nevojë për financa adekuate për të forcuar skuadrën e Simone Inzaghit në tregun e ardhshëm të transferimeve të verës dhe ata do të preferojnë të shesin disa lojtarë të rinj në vend që të humbin një ose dy lojtarë të ekipit të parë, si verën e kaluar me Achraf Hakimin dhe Romelu Lukakun.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, talentët e mëposhtëm të Interit do të vendosen në treg gjatë verës: Samuele Mulattieri, Sebastiano Esposito, Michele Di Gregorio, Lorenzo Pirola, Lucien Agoume, Andrea Pinamonti, Gaetano Oristanio dhe Filip Stankovic.

I vetmi i ri që Interi mund të mbajë është Martin Satriano, i cili po bën tregon formë fantastike ndërsa është i huazuar me Brestin në Francë, ku u shpall lojtari i muajit për shkurt.

Plani i Interit është të dërgojë Satrianon në huazim edhe për një vit, në mënyrë që të përpiqet të rrisë vlerën e tij përpara një lëvizjeje të mundshme vitin e ardhshëm.