Interi dhe Milani refuzuan transferimin e Ronaldos

As gjigantët e Serie A, nuk e duan transferimin e Ronaldos.
Ylli portugez po kalon në një periudhë mjaft të vështirë.

Ai nuk dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Manchester United, por asnjë skuadër e madhe evropiane nuk e do atë në ekip.

Madje, sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i tij, Jorge Mendes, në fund të muajit qershor ka kontaktuar drejtuesit e dy klubeve italiane, Interin dhe Milanin për të parë mundësin e transferimit, por që të dy klubet ia kanë mbyllur dyert një operacioni eventual, përcjellë lajmi.net.

“Cristiano Ronaldo në javët e fundit ka qenë një mundësi për Interin dhe Milanin. Le të themi midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut klubet morën një telefonatë nga Jorge Mendes, i etur për të testuar terrenin dhe për të parë nëse kishte mundësi për të rikthyer pesë herë Topin e Artë në Itali”, thuhet në këtë raport.

Ronaldo ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me ‘Djajtë e Kuq