Intensifikohen përpjekjet për universitete të klasit të botëror

Kina intensifikon në mënyrë të programuar e shkencore përpjekjet për të patur universitetet të klasit botëror. Në një takim me studentë e pedagogë në Universitetin “ Renmin” në Pekin, presidenti Xi Jinping theksoi nevojën për të “hapur një rrugë të re për ndërtimin e universiteteve të klasit botëror me karateristike kineze”.
Xi u bëri thirrje studiuesve të filozofisë dhe shkencave shoqërore që të kenë një orientim të qartë, parime të vërteta, njohuri të thella për të për të marrë përgjegjësitë e tyre akademike dhe të trajtojnë rrugën, qeverisjen dhe parimet e Kinës si synimet e tyre. Arsimi është një kauzë që mishëron mirësinë dhe dashurinë. Nën këtë moto mësuesit duhet të përpiqen të jenë modele të respektuara dhe të ndjekura nga e gjithë shoqëria.
Universiteti “Renmin” është universiteti I parë modern I Kinës. Përgjatë dekadave të punës së tij, ky universitet është fokusuar në studimet e shkencave humane e shoqërore dhe konsiderohet si një universitet lider në këtë fushë.
