Instituti Amerikan “paralajmëron” largimin e trupave ruse nga Ukraina
Instituti Amerikan për Studimin e Luftës deklaroi se Rusisë do t’i duhet ta tërheqë një pjesë të forcave nga fronti në Ukrainë, për ta “mbrojtur” Krimenë. Në analizën e publikuar të dielën thuhet se shumë rusë, që jetojnë në Krime, kanë shprehur pakënaqësinë e zhvillimeve të luftimeve.
“Dështimi i Rusisë për t’i ndaluar sulmet ndaj objekteve të saj në gadishull mund të shkaktojë pakënaqësi në shoqërinë ruse”, thuhet në analizë, duke u potencuar se sulmi me dron në selinë e flotës rusë në Detin e Zi, në qytetin e Sevastopolit në Krime.
“Guvernatori i Sevastopolit, i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, pretendoi se forcat ruse nuk ishin në gjendje të rrëzonin një dron”, thuhet nga Instituti.
Tërheqja e trupave ruse nga fronti me Ukrainën, sipas analizës, mund të bëhet në rast se përkeqësohet gjendja e rusëve në Krime.

