Inspektorët e UEFA-s kërkojnë përjashtimin e Barcelonës nga Champions League

Skuadra e Barcelonës rrezikon të mos merr pjesë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse Barcelona fitoi titullin e Kampionit të Spanjës, ata mund të mbesin jashtë Championsit pasi ka një hetim rreth çështjes “Negreira”.

Rreth këtij rasti ka nisur një inspektim nga UEFA, nga dy inspektorët, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Kollër Trunz.

Nga inspektimet e tyre prej datës 23 mars të vitit të kaluar, ata kanë gjetur fajtor klubin e Barcelonës dhe kërkojnë të përjashtojnë klubin për një sezon nga garat evropiane.

Vendimin final rreth rastit “Negreira” do ta merr vet presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin.

UEFA pietet të vendos për fatin e Barcelonës para datës 13 qershor, kur mbyllet edhe zyrtarisht lista e klubeve pjesëmarrëse për Champions League.