Inspektim në të gjitha qendrat e shpërndarjes që kryejnë furnizim të produkteve ushqimore
Shkup, 4 mars – Drejtoria e Policisë Financiare kumtoi se së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike në periudhën e ardhshme do të bëjnë kontrolle gjithëpërfshirëse në funksionimin e të gjitha qendrave të shpërndarjes që kryejnë furnizim të produkteve ushqimore në mbarë vendin.
Inspektimet e përforcuara janë paralajmëruar për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizim.
Autoritetet kanë kumtuar vazhdimisht se ka ushqim, karburant dhe energji të mjaftueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm. Ata sigurojnë se shteti është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave që lidhen me krizën.

