Iniesta vendos t’i thotë lamtumirë futbollit – data që e ka zgjedhur për ta bërë këtë është e veçantë
Andrés Iniesta, njeriu që shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll, po pensionohet.
Siç ka mësuar Relevo, mesfushori këtë vendim të tij do ta bëjë publik më datë 8 tetor, që është numri që e ka shoqëruar gjatë tërë karrierës së tij.
Përveç të arriturave me Barcelonën, Iniesta arriti që të fitonte edhe me kombëtaren e Spanjës po ashtu.
Me Spanjën ai u shpall dy herë kampion i Evropës në vitin 2008 dhe 2012, duke u shpallur madje lojtari më i mirë i turneut në këtë të fundit.
Megjithatë, Botërori i vitit 2010 me gjasë do të mbetet kujtimi më i mirë i legjendës spanjolle aty ku me golin e tij në kohën shtesë ndaj Holandës bëri që ‘La Roja’ të shpallet kampion bote.