Iniciativë për akomodimin e studentëve nga Ukraina në konvikte

Shkup, 4 mars – Kuvendi universitar studentor i Universitetit “Cirili e Metodi” (KUS i UCM) inicon ndihmë për akomodimin e studentëve nga Ukraina në konviktet e vendit dhe për propozimin e vet pret miratim nga institucionet kompetente.

Kryetarja e KUS të UCM, Eva Cvetkovska për MIA-n thotë se që në ditën kur shpërtheu lufta në Ukrainë, hynë në kontakt me konviktet, për akomodim potencial të studentëve nga ai vend.

“Ne jemi në kontakt me Unionin evropian studentor të cilin e kemi ndërmjetësues me trupin studentor në Ukrainë. Nëse sigurojmë qëndrim për ta në konviktet tona, do të mund ta zyrtarizojmë komunikimin me studentët ukrainas që të mund të vijnë këtu. kemi dritë të gjelbër nga disa konvikte, por asgjë nuk është zyrtare sepse pritet përgjigje nga kompetentët. Që të mund të kemi përgjigje nga Ukraina, së pari duhet ne t’u japim atyre informata për numrin e vendeve të lira, që të mund të vijnë. Por, deri tek ai moment nuk kemi asgjë konkrete”, deklaroi Cvetkovska.

Qeveria mbledhjen e mbajtur pardje, me propozim të MPJ-së, miratoi Informatë për pranimin e shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar ta braktisin shtetin e vet dhe, siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, “detyroi disa institucione specifike shtetërore në vend, në kohë sa më të shpejtë të parashtrojnë informata për kapacitetet e disponueshme shtetërore për akomodim, me qëllim të përgatitjes për krizën e mundshme të refugjatëve”.

Krahas solidaritetit me këtë nismë për akomodim të studentëve ukrainas, KUS i UCM-së këto ditë organizoi edhe aksion të madh për grumbullimin gjakut për nevojat e qytetarëve në vendin tonë