Informacion nga Ambasada e Ukrainës
Shkup, 21 shkurt – Sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, dje (20.02.2022) rreth orës 21 (https://www.facebook.com/watch/?v=500334711663657) forcat okupatore ruse kanë kryer edhe një provokim me qëllim t’i akuzojnë ushtarët ukrainas. Agresori ka hapur zjarr nga armë të rënda nga një vend në lagjen LLOBAÇEVE në drejtim të LUGANSK.
Në mungesë të çfarëdo qoftë veprimi agresiv nga ana e ushtarëve mbrojtës ukrainas, sulmuesit vetë dërgojnë objektet e infrastrukturës në territoret e okupuara dhe kryejnë granatim kaotik në vende të banuara.
Është evidente, kështu armiku vazhdon t’i shfrytëzojë metodat e saj propaganduese për zhvillim të luftës informative, me qëllim që t’i akuzojë Forcat e armatosura të Ukrainës dhe ta eskalojë situatën.
Me veprimet e këtilla, sulmuesit edhe një herë e kanë treguar raportin cinik dhe të barabartë ndaj jetesës dhe shëndetit të civilëve.
Komandantët e Forcave të përbashkëta njoftuan zyrtarisht se njësitë e Forcave të përbashkëta i respektojnë rreptësisht marrëveshjet e Minskut dhe normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare. Prandaj, pretendimet për granatimet e supozuara të vendbanimeve nga Forcat e armatosura të Ukrainës janë gënjeshtra dhe provokime të hapura, për të cilat është përgjegjës vendi pushtues.
Krahas kësaj, gjatë 24 orëve të fundit (20.02.2022), më 20 shkurt, nga ana e formacioneve të armatosura të Federatës Ruse janë regjistruar 80 shkelje, 72 prej të cilave me përdorimin e armëve të ndaluara me marrëveshjet e Minskut.
Si pasojë e granatimeve, një ushtar ka pësuar lëndime luftarake. Gjendja shëndetësore e ushtarit ukrainas është e kënaqshme.
Pushtuesit vazhdojnë të gjuajnë me cinizëm zjarr artilerik nga vendbanimet, duke u fshehur pas civilëve si pas një mburoje njerëzore.
Ambasada e Ukrainës në RMV

