Inflacioni në SHBA ka arritur nivel të ri më të lartë se 8,6 për qind

Rritja vjetore e çmimeve konsumatore në SHBA ka arritur 8,6 për qind në muajin maj, që është maksimum i ri dyzet vjeçar, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

Çmimet treguan rritje më të madhe mujore nga dhjetori i vitit 1981.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është më e madhe se prilli kur ishte 8,3 për qind, kumtoi Ministria e Punës.

Në bazë mujore, çmimet janë rritur për një për qind gjatë prillit, ndërsa rritja ishte 0,3 për qind gjatë mars. Pjesa më e madhe nga ky shtrenjtim përshkruhet në çmim shumë më të lartë të derivateve.

Çmimet e energjisë janë rritur për 34,6 për qind në nivel vjetor, që është rritja më e madhe nga shtatori i vitit 2005. Çmimi i ushqimit me rritje prej 10,1 për qind në nivel vjetor është më i lartë nga marsi i vitit 1981.

Inflacioni i lartë në SHBA ka kryer presion të madh ndaj familjeve të cilat duhet të paguajnë shumë më shumë për ushqim, benzinë dhe qira dhe e zvogëlon aftësinë e tyre për të paguar për shërbime dhe mallra të tjera, siç janë parukeritë dhe elektronika.