Inflacioni në BE në prill ishte 8,1 për qind, në eurozonë 7,4 për qind

Çmimet konsumatore në bashkimin Evropian në prill u rritën për 8,1 për qind në nivel vjetor prej 7,8 për qind në mars, tregojnë të dhënat e sotme të fundit të Eurostatit.

Shkalla e inflacionit në eurozonë në prill ishte 7,4 për qind në nivel vjetor, që është e pandryshuar në raport me marsin, u kumtua sot në ueb-faqen e agjencisë statistikore të BE-së.

Në nivel mujor, inflacioni në BE në prill është rritur për 0,8 për qind, ndërsa në eurozonë për 0,6 për qind.

Në mesin e vendeve-anëtare të bllokut 27-anëtarësh, shkallë më të larta vjetore të inflacionit muajin e kaluar janë regjistruar në Estoni (19,1%), në Lituani (16,6%), ndërsa më të ulëta në Francë dhe Maltë, nga 5,4 për qind në të dy vendet.

Në prill nëntë vende të BE-së nuk kanë pasur shkallë vjetore dyshifrore të inflacionit.