Infantino mbërrin në Kosovë, pritet nga Agim Ademi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbërritur në Kosovë.

I pari i shtëpisë më të madhe të futbollit do të qëndrojë sot në një vizitë, teksa pritet të takohet edhe me krerët e shtetit.

Në fotot e publikuara nga Federata e Futbollit e Kosovës shihen Agim Ademi dhe Armand Duka.

Kjo është vizita e parë e Infantinos në Kosovë.