Industria e makinave me energji të re e Kinës po ecën përpara në garën globale

Sektori i automjeteve me energjeti të re në Kinë (NEV) ka pasur një rritje mbresëlënëse vitet e fundit, duke kryesuar garën globale për makinat elektrike dhe duke nxitur avantazhe konkurruese në markat vendase të automjeteve.

Sipas një plani pune, Kina bëri të ditur se synon që shitjet e mjeteve me energji të re gjatë këtij viti të arrijnë në rreth 9 milionë njësi, një rritje prej 30 për qind në bazë vjetore, citon “Xinhua”.

Në shtatë muajt e parë të vitit, në Kinë pati një rritje të shitjeve të makinave me energji të re me 41.7 për qind nga një vit më parë në 4.53 milionë njësi, tregojnë të dhënat zyrtare.

Në nivel global, vendi është renditur i pari për sa i përket prodhimit dhe shitjeve për tetë vjet rresht që nga viti 2015. Të dhënat zyrtare tregojnë se eksportet e makinave elektrike të Kinës arritën në 636.000 njësi në shtatë muajt e parë të vitit, një rritje prej mbi 1.5 herë nga viti i kaluar, një shenjë e rritjes së njohjes globale të NEV-ve të prodhuara në Kinë.

Automjete kineze me energji të reja ka tërhequr shumë vizitorë në Panairin Ndërkombëtare të Automjeteve në Munih më 6 shtator 2023/ foto nga CFP

Ndërsa prodhimi në rritje i këtyre makinave në Kinë është bërë më i fortë, peizazhi i konkurrencës së industrisë globale të automobilave është riformuar gjithashtu, duke nxitur gjigantët e automjeteve jashtë shtetit të zgjerojnë praninë e tyre në treg dhe të nxjerrin më shumë flota elektrike.

Sipas specialistëve, mes valës globale të tregut elektrik të automjeteve dhe transformimit të tyre inteligjent, prodhuesit kinezë të makinave duhet të rritin inovacionin teknologjik dhe ta bëjnë prodhimin e makinave më të digjitalizuar dhe inteligjent. (Irma)