Incidenti në derbin kosovar, reagojnë grupet e tifozërisë

Një incident i rëndë ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit. Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium. Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.

Pas kësaj kanë reaguar edhe tifozët nga Suhareka “Xhebrailat”, të cilët kanë shprehur mbështetje për portierin Frashëri, teksa kanë thënë edhe disa fjalë për tifozët e Gjilanit.