Ilir Hasani: Situata e krijuar e infektimeve me Covid-19 është shqetësuese, vaksinohuni!

Shkup, 15 gusht – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në një status të tij në Facebook, ka alarmuar situatën e infektimeve me Covid-19.

Sipas tij, situata e krijuar e infektimeve me Covid-19 është shqetësuese. Në rajone të caktuara është alarmante.

“Numrat e infektimeve janë shumë të larta me trend shumë të keq. Mendoj se përfundimisht duhet të ndalemi, gëzimit dhe argëtimit ti themi stop sepse shëndeti jonë është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

Kemi treguar si dijm t’u përmbahemi masave, prandaj ju ftoj të solidarizohemi të gjithë me personelin shëndetësor, që ta kalojmë më lehtë këtë situatë.

Ditët që vijn do të jenë të vështira. Respektoni masat, vaksinohuni!”, ka shkruar Hasani