Igli Tare gati për raundin e ri të bisedimeve me Milanin, mbetet favorit për postin e drejtorit

Mediat në Itali shkruajnë se Igli Tare pritet të ulet në bisedime me CEO-n e Milanit, Giorgio Furlani javën e ardhshme, duke rifilluar bisedimet për rolin e drejtorit sportiv të kuqezinjve.
Ish-drejtori i Lazios, Tare, do të rifillojë bisedimet me Milanin javën e ardhshme, si një nga kandidatët më serioz për këtë pozitë.
Shqiptari është një nga kandidatët për t’u bërë drejtor sportiv i Milanit në sezonin 2025-2026 dhe tashmë ka zhvilluar bisedime me Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.
Sidoqoftë, pronari i Milanit, Cardinale, përfundimisht e ngarkoi Furlanin të zgjedhë drejtorin e ri sportiv. Sipas Sky Sport Italia dhe Milanneës, bisedimet mes drejtorit ekzekutiv të klubit dhe Tare do të rifillojnë javën e ardhshme.
Furlani tashmë zgjodhi Fabio Paraticin për postin e drejtorit sportiv të Milanit, por ish-drejtuesi i Juventusit u largua përfundimisht nga lista për shkak të çështjeve ligjore.